GLPS: Mediat serbe kanë reduktuar raportimet negative për Thaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    GLPS: Mediat serbe kanë reduktuar raportimet negative për Thaçin

    Insajderi
    12 April 2016 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kritika në drejtim të medieve në Serbi, sidomos për mënyrën se si i qasen raportimit të dialogut Kosovë-Serbi, janë adresuar të martën në Prishtinë, gjatë e një konference të mbajtur nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temë  “Si raportohet për Kosovën nga media në Beograd”.

    Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike dhe analist i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka theksuar se në mediet serbe ka censurë në ato raste kur trajtohen lajme nga Kosova, derisa e njëjta nuk blen për mediet kosovare.

    Sipas tij, ka edhe raste kur gazetarët serbë e lënë punën për shkak të presioneve që kanë nga udhëheqësit qeveritar për shkak të raportimit të tyre lidhur me Kosovën.

    Në anën tjetër, i pa kënaqur me raportimet e medieve në Kosovë shprehur edhe Budimir Niçiq, nga Qendra Mediale ne Çagllavicë, sipas të cilit, mediet në Kosovë nuk paraqesin drejt proceset nëpër të cilat po kalojnë aktualisht Serbia.

    Ndërkohë Ana Maria Enache, hulumtuese ndërkombëtare në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se mediet serbe i kanë kushtuar rëndësi të madhe dialogut që po zhvillohet në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

    Po ashtu, ajo ka shtuar se raportimet negative për presidentit Hashim Thaçi janë zvogëluar me kalimin e viteve.

    “Po ashtu mediat në Serbi  iu kanë dhënë rëndësi Hashim Thaçit dhe ish-presidentes Atifete Jahjaga. Fillimisht ju ka dhënë më shumë rëndësi lajme negative për Thaçin, por ato me kalimin e kohës i kanë anashkaluar”, ka thënë Enache, në bazë të raporti që ka nxjerrë për vitin 2009-2013.

    E Gazmend Syla, kryeredaktor në Klan Kosova, ka theksuar se mediat e Serbisë ka qenë gjithmonë një hap para në raport me raportimin rreth marrëveshjeve që janë arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark