Insajderi
Shqipëri/Rajon

I ra pema e ullirit sipër, vdes 45- vjeçari shqiptar 

Insajderi
11 November 2023 - 17:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I ra pema e ullirit sipër, vdes 45- vjeçari shqiptar 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e sotme, 11 nëntor, pasi u shtyp nga një pemë në zonën e Apraos në Korfuzin e Veriut.

Sipas informacioneve të para, burri ka qenë duke prerë ullinj , kur trungu i madh i pemës ka rënë dhe e ka shtypur.

Një zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për nxjerrjen e tij dhe një ambulancë e EKAV  e ka marrë të vdekur.

45-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, prej dekadave të fundit jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij, ndërsa miqtë e tij që nxituan në vendngjarje thanë se ishin të shkatërruar nga ajo që ndodhi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark