Insajderi
Botë

Izraeli vazhdon dyluftimet me Hezbollahun e Libanit

Insajderi
12 November 2023 - 13:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Izraeli vazhdon dyluftimet me Hezbollahun e Libanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Po vazhdojnë luftimet në kufirin me Izraelin dhe Libanin jugor, ku është vendosur grupi islamik shiit i armatosur mirë, Hezbollah.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se raketat antitank u lëshuan nga Hezbollahu të dielën, të cilat goditën një numër objektivash civilë.

IDF tha se po hakmerrej ndaj tyre, raporton BBC, përcjell Gazeta Insajderi.

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës izraelite tha për mediat izraelite se një person u plagos rëndë dhe tre deri në pesë të tjerë pësuan lëndime.

Të shtunën, udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah tha se do të vazhdojë të luftojë Izraelin në afërsi të kufirit.

Si pasojë e dyluftimeve ka mbetur i plagosur edhe një raportues i OKB-së gjatë së dielës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark