AGK dënon veprimin skandaloz të AKPM-së ndaj gazetares Saranda Ramaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK dënon veprimin skandaloz të AKPM-së ndaj gazetares Saranda Ramaj

    Insajderi
    12 April 2016 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar sot pasi është njoftuar se kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), Jeton Shala, ka penguar në kryerjen e detyrës, gazetaren e gazetës “Koha Ditore” Saranda Ramaj.

    “AGK e vlerëson të pa pranueshëm faktin se gazetares Rama i është ndaluar përcjellja e vizitës së kryeministrit në këtë institucion me vendim të kryeshefit të AKPPM-së. Njëkohësisht AGK kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi të jashtëligjshëm dhe të pa pranueshëm në një vend demokratik”, thuhet në një komunikatë për media.

    “Veprime të tilla kanë për qëllim ngufatjen e lirisë së shprehjes në vend. AKPPM dhe institucionet tjera duhet të jenë të pavarura dhe transparente në punën e tyre dhe të ndihmojnë gazetarët në raportim të drejtë dhe të paanshëm”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark