![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kombëtarja U21 e Kosovës synon pikët e plota në dy ndeshjet e radhës ndaj Bullgarisë dhe Izraelit.
Pavarësisht mungesave të shumta, përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka deklaruar se do të mundohen të japin maksimumin në fushën e blertë.
Sipas tij, lojtarët e rinj të ftuar kanë mundësi të tregojnë potencialin e tyre në këto takime.
Ai gjithashtu foli edhe për largimin e futbollistit, Ermir Rashica, te Kombëtarja U21 e Shqipërisë.
Teksa, potencoi se për talentin e Malishevës, Drilon Hazrollaj, dera do të jetë e mbyllur derisa ai të jetë në krye të ‘Dardanëve’ të rinj.