Një qytetar është incizuar në aeroport duke bërë përshëndetje enveriste (grushtin në kokë) në afërsi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Në një video që po qarkullon në ‘TikTok’ ai shihet duke brohoritur thirrjen e famshme komuniste “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Rrnoftë kryeministri, rrnoftë!”, vazhdon qytetari.
Kurti vihet në siklet nga kjo brohoritje, teksa i buzëqesh qytetarit dhe qëndron në telefon. /Insajderi.org/