Kuçi dhe përfaqësues të BE-së diskutojnë për tranzicionin e EULEX-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi dhe përfaqësues të BE-së diskutojnë për tranzicionin e EULEX-it

    Insajderi
    12 April 2016 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me Udhëheqësin e Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Deane,  Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe njëkohësisht shefin e zyrës së BE-së, Samuel Zbogar si dhe Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabrielle Meucci.

    Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me EULEX-in në Prishtinë dhe falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e drejtësisë.

    Gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Misionit EULEX në Kosovë, bashkëpunimin me institucionet e Kosovës me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe për hapat e ardhshëm pas qershorit 2016 lidhur me mandatin e EULEX-it.

    Gjithashtu, palët u pajtuan për  koordinim të mëtutjeshëm të aktiviteteve të përbashkëta në mes të institucioneve të drejtësisë dhe EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit  të ligjit në vend.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark