![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Edon Zhegrova është duke ndjekur nga afër ndeshjen e Kosovës ndaj Zvicrës, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
24-vjeçari ka publikuar një fotografi nga stadiumi “St. Jakob-Park”, duke bërë të ditur se është i pranishëm në shkallët e stadiumit.
Zhegrova nuk u grumbullua nga Kosova për këtë ndeshje, si dhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë, për çka ende ka reagime të shumta nga opinioni.