Insajderi
Analiza

Dosja e Prokurorisë | Për çka dyshohet polici që u arrestua bashkë me 8 doganierët

Insajderi
19 November 2023 - 14:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dosja e Prokurorisë | Për çka dyshohet polici që u arrestua bashkë me 8 doganierët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tetë zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe një pjesëtar i Policisë Kufitare, u arrestuan dje (18 nëntor) në veri të Kosovës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Insajderi mëson se 9 zyrtarët e arrestuar janë: Verograd Miletic, Admir Sejdiu, Andrija Çavic, Mirko Jevtic, Tomislav Dimic, Mensur Stagova, Nenad Mitic, Granit Zymberi dhe Arben Aliu.

Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Insajderi, zyrtari policor i cili u arrestua dje është Arben Aliu.

Për çka dyshohet zyrtari policor, Arben Aliu?

Arben Aliu dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit“, gjatë muajit tetor 2021.

Zyrtari policor Arben Aliu dhe zyrtari doganor Tomislav Dimic dyshohet se kanë pranuar para të mbështjellura me foli, në zyrat ku bëhet zhdoganimi i mallrave me pakicë në Han të Elezit.

“Në vendin e quajtur Hani i Elezit, përkatësisht në vendin ku bëhet pranimi i dokumenteve të makinave tek Evidenca Paraprake, në zyrat aty ku bëhet zhdoganimi i mallrave me pakicë, duke vepruar në bashkëveprim, me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë pranuar mjete monetare të mbështjella me foli, ku më pas këto mjete i kanë ndarë me njëri tjetrin“, thuhet në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka siguruar Insjaderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark