Ambientalistët shqiptarë presin me protestë Ramën në New York - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambientalistët shqiptarë presin me protestë Ramën në New York

    Insajderi
    12 April 2016 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur me protesta të ambientalistëve gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Një numër i abientalistëve të diasporës shqiptare, ishin grumbulluar jashtë një muzeu ku Rama ka zhvilluar një vizitë, dhe në duar mbanin pankarta “Edi Rama, jo hidrocentraleve në Valbonë”.

    Insajderi ka raportuar se të dielën në Valbonë, një numër protestuesish nga Kosova kanë kërkuar që të ndalet ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë, pasi që sipas tyre, është duke u dëmtuar ky Park Kombëtar.

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA ku ka nisur një vizitë zyrtare. Takimi i parë ka qenë ai me kryebashkiakun e New York Bill De Blasio.

    Në 14 prill, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat Tahiri e Bushati do të priten në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barak Obama./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark