Insajderi
Botë

Netanyahu ishte në Gaza

Insajderi
26 November 2023 - 18:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Netanyahu ishte në Gaza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte në një turne në Rripin e Gazës, ku foli me ushtarë dhe vizitoi një nga tunelet që ishin zbuluar.

“Ne jemi këtu në Gaza me luftëtarët tanë heroikë. Ne po bëjmë çdo përpjekje për t’i kthyer të rrëmbyerit tanë dhe në fund do t’i kthejmë të gjithë. Ne kemi tri qëllime për këtë luftë: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe sigurimin që Gaza nuk bëhet më një kërcënim për shtetin e Izraelit”, tha ai.

“Unë jam këtu për t’u thënë miqve të mi këtu, luftëtarëve këtu që më thonë të njëjtat gjëra, dhe ua përsëris këtë për ju, qytetarët e Izraelit: ne do të vazhdojmë deri në fund – deri në fitore. Asgjë nuk do të na ndalojë dhe jemi të bindur se kemi forcën, fuqinë, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha qëllimet e luftës dhe do ta bëjmë”, tha ai. /KP


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark