Insajderi
Botë

Lirohet katër-vjeçarja me nënshtetësi amerikane që po mbahej peng nga Hamasi, ishte në vendngjarje kur iu vranë prindërit

Insajderi
26 November 2023 - 18:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lirohet katër-vjeçarja me nënshtetësi amerikane që po mbahej peng nga Hamasi, ishte në vendngjarje kur iu vranë prindërit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Abigail Edan, shtetase amerikano-izraelite 4-vjeçare e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, është në duart e zyrtarëve të Kryqit të Kuq.

Ky shënon lirimin e parë të suksesshëm të një qytetari amerikan që nga fillimi i armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Edan është një nga 17 të liruarit të dielën, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

Abigail Edan has been identified as the 3-year-old US citizen being held hostage by Hamas, according to her family. Undated photo of Abigail Edan. Elizabeth Hirsh Naftali

Edan mbeti jetime kur prindërit e saj u vranë nga Hamasi më 7 tetor. Ajo ishte 3 vjeç kur u rrëmbye dhe ditëlindja i kaloi ndërsa po mbahej në Gaza.

Ajo ka një motër 6-vjeçare dhe një vëlla 10-vjeçar, të cilët ishin dëshmitarë të vrasjes së prindërve të tyre më 7 tetor. Ata u fshehën në një dollap për 14 orë, tha ajo.

Presidenti i SHBA Joe Biden u kishte thënë gazetarëve javën e kaluar se po shpresonte se Edan do të ishte ndër pengjet që do të lirohen së shpejti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark