Insajderi
Lajme

Rita Ora për ditëlindje në zyrën e tij, Kurti e bën edhe postimin e dytë rreth takimit

Insajderi
26 November 2023 - 19:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rita Ora për ditëlindje në zyrën e tij, Kurti e bën edhe postimin e dytë rreth takimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli botëror i muzikës, Rita Ora po qëndron në vizitë sot në Kosovë.

Këngëtarja nga Kosova feston ditëlindjen e 33’të, dhe ka gjetur që atë ta festojë në Prishtinë.

Ajo është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shkruar sërish në platformën X për vizitën e Rita Orës.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se me Rita Orën ka pasur një bisedë produktive, teksa ia ka uruar ditëlindjen asaj.

“Pak gjëra janë më shpërblyese sesa të jesh në shoqërinë e njerëzve që duan të japin mbrapsht, të cilët përdorin pozicionin e tyre të ngritur për të zgjatur dorën dhe për të ndihmuar të tjerët në rrugën e ngjitjes. Kam pasur një bisedë vërtet të këndshme dhe produktive me Rita Orën”, ka shkruar Kurti, të dielën. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark