Insajderi
Lajme

Java fillon ftohtë, mëngjes me ngrica e pasdite me diel

Insajderi
27 November 2023 - 08:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Java fillon ftohtë, mëngjes me ngrica e pasdite me diel
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ciklonet vazhdojnë të depërtojnë përgjatë kontinentit evropian edhe ditëve të fundit të nëntorit, që edhe do të kushtëzojnë mot më të ndryshueshëm mbi vend.

Nuk mungojnë as intervale me diell ditën e hënë, por që mbetet ende ftohtë, me temperatura ngrirëse orëve të mëngjesit deri në -8C.

Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

Cilësia e ajrit vetëm se vazhdon të përkeqësohet në këto temperaturat të ulëta dhe me qetësimin e erërave, ndotësit ajror do të jenë më të rritur.

Indeksi do të kalojë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, sidomos orëve të mbrëmjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark