Insajderi
Lajme

Arrestohet Xhevdet Selimi, i kërkuar për hedhjen e granatës në tregun e kafshëve në Prizren

Insajderi
27 November 2023 - 15:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet Xhevdet Selimi, i kërkuar për hedhjen e granatës në tregun e kafshëve në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Xhevdet Selimin, personin e shpallur në kërkim për hedhjen e një granatë dorë më tregun e kafshëve në Prizren.

Incidenti kishte ndodhur të martën që lamë pas.

10 persona mbetën të lënduar si pasojë e incidentit, ku pesë ishin dërguar në QKUK.

“Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark