Insajderi
Lajme

Konjufca: 28 Nëntori gjithmonë fillon në Prekaz

Insajderi
28 November 2023 - 09:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca: 28 Nëntori gjithmonë fillon në Prekaz
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me rastin e 28 nëntorit, 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjnufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë bërë sot homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai tha se dita e 28 Nëntorit gjithmonë fillon në Prekaz, ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së.

Konjufca kujtoi njëherësh edhe daljen e parë publike e UÇK-së, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Uroj që nëntorët të festohen gjithmonë dhe të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar e gjithnjë më të fortë”, tha kryekuvendari Konjufca. /rtk


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark