Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar pavarësinë e Shqipërisë në nder të përvjetorit të saj.
Kurti, me anë të një postimi në platformën ‘X’, ka thënë se kjo ditë kujton shpirtin dhe qëndresën e popullit shqiptar, shkruan Gazeta Insajderi.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Që nga fitorja e Skënderbeut në Krujë e deri te Shpallja e Pavarësisë së vitit 1912, e sotmja na kujton se e drejta jonë fisnike për lirinë është luftuar që moti, gjë që simbolizon shpirtin dhe qëndresën e dashurisë së popullit shqiptar”, deklaroi Kurti.
Shefi i Qeverisë gjatë së martës ka qëndruar në Vlorë, ku u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit bashkë me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeministrin e vendit, Edi Rama. /Insajderi.org/
Happy 🇦🇱 Independence Day to all Albanians around the world. From Skanderbeg's victory in Kruja to the Declaration of Independence of 1912, today reminds us that our noble right to freedom has been long fought, symbolizing the enduring spirit & resilience of the Albanian people. pic.twitter.com/kdw5sYKQN1
— Albin Kurti (@albinkurti) November 28, 2023