Gecaj: Politikanët serbë po i keqpërdorin vizitat në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Politikanët serbë po i keqpërdorin vizitat në Kosovë

    Insajderi
    12 April 2016 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë theksuar se deri më tash, përveç Sheshelit, të gjithë politikanët tjerë serbë që kanë vizituar Kosovën, kanë bërë kërkesa për një gjë të tillë, dhe ato u janë miratuar.

    Sipas tyre, “në këtë mënyrë po respektohet dyshtetësia e qytetarëve serbë të Kosovës dhe e drejta e tyre që të marrin pjesë në proceset zgjedhore të Serbisë”.

    Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës,Bajram Gecaj, thotë se megjithatë, vizitat e tilla, janë keqpërdorur nga politikanët serbë.

    “Është e vërtetë që në këtë fushatë, ata i kanë përdorë apo keqpërdorë për qëllime politike. Megjithatë, Republika e Kosovës e konsideron të rëndësishme që ne të vazhdojmë komunikimin, si me serbët e veriut ashtu edhe me Republikën e Serbisë, në mënyrë që situata në Kosovë, në një të ardhme të afërt, të normalizohet plotësisht”, tha Gecaj për Radio Evropa e Lirë.

    Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, kishte paralajmëruar një vizitë sot në Kosovë, por që nuk e bëri për shkak, siç thonë raportimet nga Beogradi, se nuk iu ishte lëshuar një pasaportë valide. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark