Insajderi
Lajme

Prishtinë: Porositi marihuanë përmes postës në SHBA, arrestohet i dyshuari

Insajderi
30 November 2023 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prishtinë: Porositi marihuanë përmes postës në SHBA, arrestohet i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se i njëjti kishte porositur në SHBA një pako me substancë të dyshuar narkotike, e cila kishte arritur në zyrat doganore për zhdoganim.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në brendi të pakos kanë gjetur dhe konfiskuar 160 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Më tej, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark