Operacioni i policisë kundër të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Insajderi sjell emrat e të arrestuarve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni i policisë kundër të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Insajderi sjell emrat e të arrestuarve

    Insajderi
    01 December 2023 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten Policia e Kosovës realizoi një operacion të madh në lagjen “Dragodan” të Prishtinës kundër të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë “Diakos” në Suharekë.

    Në këtë operacion u arrestuan katër persona duke bërë që numri i të arrestuarve të shkojë në shtatë. Njëri nga të dyshuarit mbeti i vrarë pas përleshjes me policinë, ndërsa një tjetër u arratis.

    I vrarë mbeti Dukagjin Gashi, ndërsa në arrati ende ndodhet vëllai i tij Korab Gashi.

    Gazeta Insajderi mëson se emrat e të arrestuarve për grabitjen në Suharekë janë Bujar Basha, Mirand Jahiri, Besart Istrefi dhe Trim Baraku.

    Të njëjtit ndodhen në ndalim për 48 orë.

    Policia njoftoi një ditë më parë se të gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale.

    “Vlen të potencohet se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj”, thuhej në njoftim.

    Po ashtu u bë e ditur se gjatë këtij operacioni është plagosur një zyrtar policor i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetë. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark