Insajderi
Lajme

NISMA: Do ta kundërshtojmë regjimin deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme

Insajderi
12 April 2016 - 20:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nisma për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku është diskutuar për situatën aktuale politike.

Sipas komunikatës, Nisma ka thënë se do të vazhdojë ta kundërshtojë këtë qeveri deri sa vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“NISMA për Kosovën do të vazhdojë të kundërshtojë fuqishëm këtë qeveri anti-kushtetuese, deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar të Nismës, u diskutua edhe për çështje tjera organizative të partisë opozitare. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark