Insajderi
Lajme

Pacolli e matë me sekonda liberalizimin e vizave, s’shqetësohet nga projeksionet për ikjen e qindra mijëra kosovarëve

Insajderi
17 December 2023 - 17:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pacolli e matë me sekonda liberalizimin e vizave, s’shqetësohet nga projeksionet për ikjen e qindra mijëra kosovarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka numëruar edhe me sekonda kohën kur shtetit do t’i liberalizohen vizat.

Pacolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka përkujtuar se kanë mbetur edhe dy javë drejt mundësisë së lëvizjes lirshëm të kosovarëve nëpër zonën Shengen, shkruan Gazeta Insajderi.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga liberalizimi i vizave. 14 ditë 6 orë 58 min 20 sec”, ka thënë Pacolli në një shkrim që ia ka shoqëruar një fotografie që duket të jetë nga një zonë bregdetare.

Liberalizimi i vizave duket se s’po e shqetëson fort Pacollin nga projeksionet për ikje masive të qytetarëve të Kosovës nga vendi i tyre. Një studim ka paraparë ikjen e përreth 150 mijë qytetarëve nga vendi i tyre prë në Evropë në vitin 2024. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark