Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.
Zëvendëskryeministri, i Kosovës Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me këtë, ai ka ngushëlluar familjet e viktimave që u vranë në sulmin ne Pragë.
Ky sulm që ndodhi pasditen e së enjtes, është një lajmi i trishtuar ka theksuar Bislimi.
“Skena zemërthyese të të shtënave në Pragë. Ngushëllimet e mia të thella për familjet dhe miqtë e viktimave dhe për të gjithë popullin çek. Ky sulm i tmerrshëm është një lajm i trishtuar dhe një ditë e trishtuar për të gjithë ne”, ka shkruar Bislimi në X.
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.
Heartbreaking scenes of the shooting in Prague. My deep condolences to families and friends of the victims and to all Czech people. This horrendous attack is a sad news and a sad day for all of us.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) December 21, 2023