Insajderi
Biznes

Fëmijët e Sos Fshatrave dhe Sos Kopshtit lumturohen me vizitën e Petrol Company

Insajderi
22 December 2023 - 12:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fëmijët e Sos Fshatrave dhe Sos Kopshtit lumturohen me vizitën e Petrol Company
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Periudha e fundvitit është një kohë kur ne përqafojmë me padurim frymën festive.

Edhe këtë rradhë me rastin e festave të fundvitit Petrol Company bashkë me këngëtarin e mirënjohur, The Victor, zgjodhi Sos Fshatrat e Fëmijëve për të dhuruar dashuri e gëzim në zemrat e secilit që ishin të pranishëm aty.

Me kënaqësinë dhe me urimet më të bukura u dhuruan 50 dhurata në Sos Fshatra dhe 32 të tjera në Sos Kopsht duke krijuar një atmosferë emocioni e gëzimi të papërshkrueshëm teksa fëmijët shpalosnin dhuratat e tyre.

Kujdestaret e Sos Fshatrave shprehën mirënjohjen e përzemërt duke mikpritur ekipin e Petrol Company-së si në shtëpinë e tyre.

Kjo përpjekje ilustron fuqinë e vullnetit të mirë për t’i dhuruar lumturi të vegjëlve zemërbutë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark