Berisha në arrest shtëpie, reagon djali i tij: Dhuratë për Vitin e Ri nga Rama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha në arrest shtëpie, reagon djali i tij: Dhuratë për Vitin e Ri nga Rama

    Insajderi
    30 December 2023 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar pasi ky i fundit u la në masën “arrest shtëpie” nga GJKKO.

    Në një postim në rrjete sociale, në formë ironie, Shkëlzen Berisha, shkruan se kartolina e Ramës për Vitin e Ri, është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës

    Postimi i Shkëlzen Berishës:

    “Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!”, shkruan ai.

    Ditën e sotme, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën.

    Ashpërsimi i masës erdhi pasi Berisha nuk zbatoi masën e dhënë më herët “detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet për ish-kompleksiin sportiv “Partizani”, i akuzuar për korrupsion pasiv.

    Berishës do t’i lejohet komunikimi vetëm me familjarët, me të cilët bashkëjeton.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark