×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Merret vendimi për Sali Berisha

    Insajderi
    30 December 2023 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtarja Irena Gjoka shpalli sot vendimin, duke pranuar kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish kryministrin.

    Nga sot Sali Berisha, do të qëndrojë në arrest shtëpie.

    Mbetet për t’u parë nëse kërkesa e SPAK është miratuar në tërësinë e saj, krahas arrestit shtëpiak, GJKKO ka kërkuar mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

    Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizim nga Kuvendi për të ngritur masën e arrestit ndaj-ish kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen Partizani, nga detyrim paraqitje, që ai nuk e respektoi në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

    Ish kryeminstri Sali Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark