Arsye qesharake: Trajneri s'e grumbullon lojtarin e Guineas pasi e akuzoi për vjedhje - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Arsye qesharake: Trajneri s’e grumbullon lojtarin e Guineas pasi e akuzoi për vjedhje

    Insajderi
    01 January 2024 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kupa e Kombeve të Afrikës ka qenë gjithmonë një ngjarje “e pakëndshme” nëse shikohet nga këndvështrimi i futbollit evropian, pasi organizohet gjithmonë në dimër, në mes të sezonit sportiv në Kontinentin e Vjetër (përveç vendeve nordike).

    Ky kompeticion është parë gjithmonë si një koleksion historish të çuditshme, kurioze dhe të veçanta. Pak a shumë si arsyet e mosgrumbullimit të dy futbollistëve nga trajneri i Guineas, Kaba Diawara.

    U la jashtë kompeticionit (luhet në Bregun e Fildishtë nga 13 janari deri më 11 shkurt 2024) Ibrahima Cissé (29 vjeç), mesfushor i Uralit në Rusi, dhe Morlaye Sylla (25 vjeç), pjesë e ekipit portugez ‘Arouca.

    I pari u la jashtë për shkak të kritikave publike që futbollisti i kishte bërë trajnerit në profilin e tij në Snapchat.

    Arsyeja e mungesës së të dytës është më kurioze: trajneri e përjashtuar pasi u akuzua nga lojtari se i kishte vjedhur fanellën e Vinicius Junior, të cilën ai e kishte shkëmbyer në fund të një ndeshjeje miqësore të luajtur verën e kaluar kundër Brazilit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    10 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark