Alarmohet Apple dhe iPhone - Ky përditësim bllokoi pajisjen - Insajderi
×
Teknologji

Alarmohet Apple dhe iPhone – Ky përditësim bllokoi pajisjen

Insajderi
04 January 2024 - 20:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjiganti i teknologjisë, Apple, e ka tërhequr nga tregu përditësimin e ri të sistemit operativ, iOS 17.3 Beta 2, pasi u raportua se softueri i bllokoi iPhoneit e disa përdoruesve.

Dailymail ka shkruar të enjten se disa telefona të mençur të Apple u bllokuan kur instaluan këtë sistem të ri Beta, duke pamundësuar rindezjen e telefonit në mënyrë të sigurt.

Apple e ka prezantuar përditësimin të mërkurën, duke e bërë atë të qasshëm për më pak se 24 orë përpara se problemi të “shpërndahej” me të madhe nga përdoruesit.

Që iPhone të kthehej në funksion, përdoruesit u detyruan të kthenin përditësimin paraprak të sistemit operativ.

Beta konsiderohet fazë fillestare ose në zhvillim e një produkti, kryesisht teknologjik. Produkti është i qasshëm për përdorim, por nuk është tërësisht funksional dhe mund të përmbajë gabime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark