Sekuestrohen pesë armë zjarri në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen pesë armë zjarri në Prishtinë

    Insajderi
    09 January 2024 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka sekuestruar pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës, shkruan Insajderi.

    Sekuestrimet janë bërë nëpër lokacione e raste të ndryshme.

    Nga pesë të dyshuarit, katër janë liruar ndërsa njëri është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Zyrtarët policor të stacioneve dhe njësiteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë , gjatë javës së parë të janarit, kanë shoqëruar në stacione policore pesë persona, të cilëve u janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion”, thuhet në njoftim.

    Personave të dyshuar u është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, katër nga ta janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili dyshohet edhe për përdorim të armës, është dërguar në mbajtje për 48 orë“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark