Krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri

    Insajderi
    14 January 2024 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilluan një vizitë në Njësinë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, risia më e rëndësishme për mbrojtjen digjitale dhe që do të luajë një rol kyç kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit.

    Njësi do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të funksionojë falë ekspertizës së specializuar të profesionistëve dhe teknologjisë së përparuar.

    Një prej punonjësve të kësaj njësie, i shpjegoi kreut të qeverisë se qendra monitorohet 24 orë, teksa përdor teknologji bashkëkohore.

    “Sistemi në kohë reale siguron alerte, të cilat mund të kenë qëllime keqdashëse ndaj sistemeve. Në orët e para kemi parë një tentativë të mundshme, një aplikacion të panjohur, i drejtuar drejt një pajisjeje, e cila ndodhet te Akademia e Forcave të Armatosura dhe që është një pajisje shumë kritike për sistemet e Forcave të Armatosura. Si skuadra e monitorimit, ne bëjmë analizimin bazik të çdo eventi që gjenerohet nga platforma dhe nga analizimi bazik që mund të gjykojmë të gjithë rrjedhjen e informacionit që ka pasur nga tentativat e aktorëve që mund të jenë keqdashës, drejt pajisjeve tona, shikojmë që disa prej tyre janë kategorizuar nga kjo platformë si keqdashëse”, tha ai.

    Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se falë pjesëmarrjes së Shqipërisë në struktura ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, mundësia e aftësimit të ekspertëve shqiptarë në këtë fushë është shumë e madhe./ACNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark