Insajderi
Lajme

Aksident në Brod të Shtërpcës, lëndohen dy persona

Insajderi
14 January 2024 - 19:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në Brod të Shtërpcës, lëndohen dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Brod të Shtërpcës, pasditën e së dielës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se të dy personat kanë marrë ndihmë mjekësore.

Si pasojë e aksidentit, ka pasur edhe dëme materiale, sipas Veselit.

“Sot, rreth orës 17:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në aksin rrugr Fusha e Pajtimit-Shtërpcë, në fahatin Brod të Shterpcës , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore . Veç dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore”, tha Veseli.

Sipas tij, njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin se si ka ardhur deri te aksidenti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark