Insajderi
Botë

Sërish gaz lotësjellës në Gjevgjeli

Insajderi
13 April 2016 - 14:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raportet thonë se një përleshje e vogël ndodhi kur rreth 50 migrantë iu afruan sot gardhit me tela, në shenjë proteste.

E gjithë kjo situatë mori fund kur policia greke ndërhyri, duke i larguar migrantët nga gardhi, thonë raportet e mediave.

Incidienti ndodhi në kohën kur presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe homologët e tij kroat dhe slloven, po e vizitonin qendrën e pranimit të refugjatëve në Gjevgjeli, vetëm disa metra më larg vendit ku ndodheshin migrantët.

Qindra migrantë u lënduan më 10 prill gjatë përleshjeve me policinë maqedonase, e cila kishte hedhur gaz lotësjellës dhe topa gome, pasi një grup i migrantëve u përpoq ta kalonte kufirin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark