Insajderi
Lajme

Arrestohen tre burra në Prizren, dyshohet se e dhunuan dhe detyruan në prostitucion një grua

Insajderi
16 January 2024 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen tre burra në Prizren, dyshohet se e dhunuan dhe detyruan në prostitucion një grua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se të njëjtit dyshohen për dhunim të një gruaje, mundësim dhe detyrim në prostitucion.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“DHUNIM & MUNDËSIM & DETYRIM NË PROSTITUCION

Prizren / 13-15.01.2024 – Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura, ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportim e Policisë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark