Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha sot se se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare është në të mirë të Kosovës.
Por sipas tij gara më e madhe është për vendin e dytë.
“Sa më herët ma merr mendja aq më mirë për Kosovën, mirëpo natyrisht që Qeveria i ka planet e veta, projektet që është duke i realizuar e pastaj në bazë të këtyre dyjave duhet të gjejmë një drejtpeshim në kohën më të mirë të zgjedhjeve e cila do të bëhet me marrëveshje me subjektet politike, po edhe mes kryeministrit, presidentes e edhe mes meje si kryeparlamentar”, u shpreh Konjufca.