Insajderi
Lajme

“Urrejtja vdes, një mijë lot”- Mesazhi emocionues që avokati serb e la tek varri i Blerina Jasharit, 7-vjeçares së vrarë në Prekaz

Insajderi
18 January 2024 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Urrejtja vdes, një mijë lot”- Mesazhi emocionues që avokati serb e la tek varri i Blerina Jasharit, 7-vjeçares së vrarë në Prekaz
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka vendosur sot lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.

Ai tek varri i Blerinës ka lënë një mesazh në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe me fjalët:

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më Fal”.

Stojkoviq po bën homazhe tek familja Jashari në Prekaz, pas politikanit Sandulloviq. Ky i fundit u rrah e u keqtrajtua nga BIA serbe pasi bëri homazhe tek familja Jashari. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark