Insajderi
Lajme

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush nga shqiptarët do të bëhet ministër në Maqedoni

Insajderi
23 January 2024 - 22:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush nga shqiptarët do të bëhet ministër në Maqedoni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë kohës kur ishte në pushtet, vendoste se kush do të bëhej ministër në Maqedoni. Ky është pretendimi i publicistit dhe shkrimtarit Kim Mehmeti.

Mehmeti tha se një gjë e tillë vazhdoi derisa partitë shqiptare u forcuan, derisa shtoi se ndërhyrje të tilla, s’janë gjithmonë në interesin shqiptar.

“Dikur, më shumë Prishtina vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni, se sa vetë partitë shqiptare, derisa u forcuan. Në fillimet e veta, te PDI-ja dhe te PDSH-ja, ndikonte ish-kryeministri, Hashim Thaçi, ai vendoste edhe kush do të bëhet ministër. E lëre më, këto biznes lidhjet. Këto ndërhyrjet, s’kanë të bëjnë gjithmonë me shqiptarinë, apo interesin shqiptar”, deklaroi Mehmeti në tëvë1.

Më tej, Mehmeti tha se të gjitha shtetet duhet të funksionojnë në bazë të institucioneve shtetërore.

Nuk duhet të varet se sa Vetëvendosje ndikon në Maqedoninë Veriore, por sa ne si shqiptar ndikojmë atje si institucione shtetërore”, theksoi tutje Mehmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark