Insajderi
Lajme

Qendra tregtare kineze në Serbi në flakë, ky po pretendohet të jetë shkaku i zjarrit

Insajderi
24 January 2024 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qendra tregtare kineze në Serbi në flakë, ky po pretendohet të jetë shkaku i zjarrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shpërthimi i bombolës së gazit me të cilin bëhej ushqimi i shpejtë në një nga restorantet e qendrës tregtare kineze në Serbi supozohet të jetë arsyeja pse kjo e fundit ka marrë flakë.

Kështu të paktën po raportojnë mediat serbe, duke e cituar shefin e sektorit për situata emergjente, Luka Çaushiq, përcjell Gazeta Insajderi.

“Shefi i sektorit për situata emergjente, Luka Çaushiq, tha se shkaku më i mundshëm i shpërthimeve që u dëgjuan ishin bombolat e gazit nga restoranti i ushqimit të shpejtë që ndodhej aty. Ai u ka bërë apel qytetarëve që të mos i afrohen zjarrit, sepse me këtë rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre”, thuhet në raportimin e mediave serbe.

62 zjarrfikës me 18 automjete, si dhe dy helikopterë kanë shkuar që ta shuajnë zjarrin në qendrën tregtare kineze në Beograd.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga përfshirja e zjarrit nuk ka të lënduar. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark