Insajderi
Lajme

Policia sekuestron 8 doza me sasi të substancave narkotike

Insajderi
25 January 2024 - 15:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia sekuestron 8 doza me sasi të substancave narkotike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka sekuestruar 8 doza të mbështjellura me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë 11 gram.

Të njëjtit, kanë arrestuar dy persona gjatë patrullimit në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Han të Elezit, pasi kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe personave, janë gjetur sasi e substancave narkotike.

Pas intervistimit nga policët hetues, dy personat e dyshuar janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa në cilësinë e provave materiale sasia e narkotikëve është sekuestruar. /Insajderi.org/

Postimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark