Insajderi
Lajme

Thaçi shpreson që Kosova të anëtarësohet në FIFA

Insajderi
13 April 2016 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti Thaçi ishte nikoqir i delegacionit të përbërë nga Şenes Erzik, zëvendëspresident i UEFA-s, Peter Gilliéron, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Thierry Favre, drejtues për zhvillim të federatave kombëtare, dhe Luca Nicola, përgjegjës për federatat anëtare të FIFA-s.

“Kosova dëshiron dhe e meriton që së shpejti të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA. Kemi talente në mbarë botën, që mezi presin të mbrojnë ngjyrat e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi falënderoi mysafirët për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë shtetit kosovar në aspiratat për t’iu bashkuar UEFA-s dhe FIFA-s. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark