Insajderi
Lajme

Axha i Lulzim Fejzullahut ka një porosi për të rriturit e familjeve Kadriu e Abdullahu

Insajderi
27 January 2024 - 17:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Axha i Lulzim Fejzullahut ka një porosi për të rriturit e familjeve Kadriu e Abdullahu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot gjatë ditës kryeimami i Podujevës,Bekim Jashari përmes një postimi në facebook njoftoi se axha i të ndjerit Lulzim Fejzullahut i ka dhënë besë 1 muaj familjeve të dorasve.

Në një intervistë për një medie lokale,  Rrahim Fejzullahu ka deklaruar mes tjerash se fëmijët dhe gratë e familjeve Kadriu e Abdullahu mund të ndjehen të sigurtë ndërkaq për të rriturit ka treguar së janë në hasmëri.

Përmes kësaj deklarate të tij ai ka bërë të ditur se do t’i qëndroj prapa ligjeve të Kanunit mbi hasmërinë.

“Fëmijët mund të vazhdojnë shkollimin të sigurtë, edhe granimi nuk kanë për cka të shqetësohen. Kurse të rritur e dijnë ata vet…”, ka thënë Fejzullahu për TV Llapin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark