BIK në Pejë e bën publike që një polic u zgjodh në kryesinë e saj, Policia ende nuk ka informacion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK në Pejë e bën publike që një polic u zgjodh në kryesinë e saj, Policia ende nuk ka informacion

    Insajderi
    27 January 2024 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkësia Islame e Kosovës, këshilli në Pejë ditë më parë mbajti një takim të rëndësishëm. Aty u zgjodh edhe Kryesia e re e këtij këshilli.

    Një emer bie më shumë në sy, ani pse është kah fundi i listës: Efraim Avdyli. Avdyli pos në kryesinë e re të KBI-Pejë ka edhe një punë tjetër. Është pjestar i Policisë së Kosovës.

    Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet se Efraim Avdyli është polic Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë. Efraim Avdyli mori 38 vota nga procesi zgjedhor në KBI-Pejë.

    Insajderi e ka pyetur për këtë Policinë, regjionin e Pejës. Ata kanë thënë se nuk janë në dijeni që zyrtari policor është zgjedhur anëtar i këshillit të BIK-ut, ani pse tashmë lista është publike në një media lokale atje.

    Do ta verifikojmë, lidhur me atë që keni pyetur nuk jemi në dijeni”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Insajderi e ka pyetur për këtë rast edhe Inspektoratin Policor (IPK), por ky institucion ende nuk është përgjigjur.

    Ligji për Policinë në nenin 49 të tij flet edhe për rastet kur polici ka konflikt interesi.

    “Neni 49 Konflikti i interesave

    1. Personeli policor nuk do të pranojë një pozitë apo obligim, dhe nuk do të jetë pjesëmarrës në çfarëdo funksioni apo aktiviteti, i cili krijon konflikt të interesave me detyrat zyrtare të policisë.

    Pozitat dhe aktivitetet që formojnë konflikt të interesave përfshijnë por nuk kufizohen me: 1.1. emërimi apo zgjedhja në detyrë publike apo pozitë tjetër qeveritare; 1.2. pjesëmarrja në fushata elektorale për zgjedhje në detyrë publike;..”, thuhet në këtë ligj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark