Insajderi
Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi i cili dyshohet për mashtrim

Insajderi
29 January 2024 - 16:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi i cili dyshohet për mashtrim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për identifikim të një personi i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrim”, shkruan Insajderi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Personi i panjohur NN

Personi kërkohet , për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren .
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në në stacionin më të afërt policor.”

Postimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark