Insajderi
Lajme

Për të 16-in vit me radhë, të hënën banorët e Ratkocit dhurojnë gjak

Insajderi
03 February 2024 - 13:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Për të 16-in vit me radhë, të hënën banorët e Ratkocit dhurojnë gjak
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të gjashtëmbëdhjetin vit më radhë, të hënën më 5 shkurt, banorët e fshatit Ratkoc të Rahovecit dhurojnë gjak.

5 shkurti, për banorët e kësaj ane konsiderohet si festë, me ç’rast qindra qytetarë shëndetmirë bëhen pjesë e këtij aktiviteti human. Për mirëvajtjen e aksionit, si çdo herë kujdesen anëtarët e Këshillit Organizativ të këtij aktiviteti.

“Edhe këtë herë për të 16-in vit me radhë, të hënën, më 5 shkurt, nga ora 10:00-16:00, në objektin e shkollës fillore ‘4 Dëshmorët’, në fshatin Ratkoc, do të organizohet dhurimi vullnetar i gjakut. Një evenimenti me karakter human dhe vullnetar”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark