Insajderi
Lajme

Kompania amerikane HBO përjashton aktorin serb nga seriali pas akuzave nga Ukraina

Insajderi
03 February 2024 - 15:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kompania amerikane HBO përjashton aktorin serb nga seriali pas akuzave nga Ukraina
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Producentët e serialit amerikan të vlerësuar me çmime “The White Lotus”, në sezonin e tretë të të cilit do të luante Milos Bikoviq, anuluan angazhimin e aktorit serb, pasi Ukraina e akuzoi atë për mbështetje të gjenocidit dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Rolin e tij do ta marrë një aktor tjetër, ka njoftuar një zëdhënës i HBO.

 “Ne vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin me Bikoviqin dhe roli do t’i caktohet një aktori tjetër”, ka deklaruar një zëdhënës i HBO, shkruan edicioni i REL në gjuhën serbe.

Bikoviq i cili duhej të luante personazhin e një jogi rus në serial, komentoi në rrjetet sociale me këtë rast, duke theksuar se ai “nuk do t’i dorëzohet një narrative që kërcënon integritetin e tij” dhe se kjo është një goditje e “lirive artistike””.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark