Arsyet e çuditshme të fishkëllimës në vesh - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Arsyet e çuditshme të fishkëllimës në vesh

    Insajderi
    03 February 2024 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tringëllimat, fishkëllimat apo kumbimi në vesh shkaktohen nga një sëmundje e njohur si Tinitus.

    Kjo sëmundje prek rreth 10 për qind të popullsisë në botë. Zhurma krijohet në vesh dhe në kokë, por dëgjohet vetëm nga personi i prekur.

    Ekspozimi ndaj zhurmës është i vazhdueshëm dhe shkakton ankth, nervozizëm, probleme serioze me gjumin, madje edhe depresion të thellë.

    Shumë pacientë e kanë të vështirë të përqendrohen nga zhurma thumbuese konstante.

    Shkaktarët e Tinitusit ose Tinitit

    Mjekët janë ende të paqartë mbi shkaktarët e saktë të tinitusit.

    Megjithatë, ata kanë identifikuar ekspozimin e tepërt ndaj zhurmave si një prej shkaktarëve më të zakonshëm të sëmundjes.

    Sipas tyre, ekspozimi ndaj zhurmave të vazhdueshme gjatë punës, dëgjimi i muzikës me volum të lartë e të tjera si këto janë të rrezikshme për dëgjimin dhe shëndetin e veshëve.

    Shkaktarët më pak të njohur të tinitit

    Dylli i veshëve

    Akumulimi i dyllit në veshë është një shkaktar i mundshëm i zhurmës në vesh.

    Për të zgjidhur këtë problem duhet të shkoni tek mjeku specialist i cili mund të pastrojë siç duhet veshin nga dylli i akumuluar.

    Përdorimi i medikamenteve

    Dozat e larta të aspirinës, disa antibiotikë dhe ilaçet kundër depresionit mund të shkaktojnë zhurmën në vesh.

    Ekspertët thonë se edhe kemioterapia mund të ndikojë negativisht në dëgjim.

    Nëse vuani nga zhurmat në vesh, konsultohuni me një mjek për të përcaktuar nëse medikamentet janë fajtorë për këtë situatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark