“Nuk janë shpirtrat e njerëzve të vdekur”, teologu tregon çfarë janë hijet dhe pse i shohim - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    “Nuk janë shpirtrat e njerëzve të vdekur”, teologu tregon çfarë janë hijet dhe pse i shohim

    Insajderi
    05 February 2024 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teologu Miron Çako ka qenë i ftuar në program televiziv, për të folur për hijet, nëse ekzistojnë apo janë thjesht pjellë e imagjinatës sonë.

    Teologu Çako shprehet se hijet ekzistojnë, por nuk janë shpirtrat e njerëzve të vdekur, por janë xhindet.

    “Disa i thonë fantazma, disa i thonë hije, disa i thonë xhinde. Ekzistojnë, por duhet të dimë se çfarë janë. E para nuk janë shpirtra të vdekurish sepse në momentin kur vdes një njeri, teologjikisht trupi ndahet nga shpirti, trupi shkon në dhe sepse në dhe u mor dhe shpirti njerëzor shkon në dy destinacione. Nëse ai është një njeri besimtar dhe i drejtë, gjykohet nga Zoti dhe shkon në habitatin qiellor që rri me perëndinë, pra i themi parajsë. Në qoftë se është njeri i pabesë, mëkatar dhe ka vdekur si i tillë, ai shkon direkt në burgjet nën tokës që quhet bota e vdekjes. Shpirtrat e të vdekurve nuk qarkullojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark