Insajderi
Insporti

Eliminohet skuadra e Vedat Muriqit, Real Madrid – Barcelona në finalen e Superkupës

Insajderi
09 January 2025 - 22:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Eliminohet skuadra e Vedat Muriqit, Real Madrid – Barcelona në finalen e Superkupës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rezistuan deri në minutën e 63-të.

Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin.

Këta të fundit e gjetën golin e parë me anë të Jude Bellingham, për t’i shënuar edhe dy të tjerë në kohën shtesë.

Fillimisht futbollisti i Mallorcas, Martin Valjent e futi topin në portën e tij, kurse krejt pak sekonda para se të mbyllje krejt ndeshja, realizoi edhe Rodrygo.

Pas këtij triumfi, “mbretërit” i bashkohen Barcelonës në finalen e Superkupës, pasi katalunasit fituan mbrëmë kundër Atletico Bilbaos me rezultat 2-0.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark