Sabit Januzajt i refuzohet kërkesa për t'u liruar përkohësisht nga Gjykata në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sabit Januzajt i refuzohet kërkesa për t’u liruar përkohësisht nga Gjykata në Hagë

    Insajderi
    05 February 2024 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit e Speciales në Hagë e ka hedhur poshtë kërkesën e Sabit Januzajt për t’u liruar përkohësisht.

    Specialja njoftoi se sot “Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Sabit Januzajt kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilin ishte refuzuar kërkesa e tij për lirim të përkohshëm”.

    Në vendim, ndër tjerash thuhet se “asnjë kusht i arsyeshëm shtesë që ai mund të vendoste nuk ishte i disponueshëm në mënyrë adekuate për t’i zbutur rreziqet ekzistuese”, për ta liruar përkohësisht atë.

    Gjykata ka udhëzuar Januzin që ta paraqesë një version tjetër të apelit të tij brenda dhjetë ditësh.

    Sabit Januzi u arrestua më 5 tetor të vitit të kaluar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai dyshohet u përpoq ta bindte një dëshmitar të mos dëshmonte në Speciale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark