Arrestohet i riu që mori pjesë në gara me makina, dyshohet se shkaktoi një aksident - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i riu që mori pjesë në gara me makina, dyshohet se shkaktoi një aksident

    Insajderi
    06 February 2024 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arritur ta kap të dyshuarin për pjesëmarrje në garat me automjete.

    Ai dyshohet se ka shkaktuar një aksident më 5 shkurt, ku lëndime kishte marrë shoferi i automjetit.

    Policia ka thënë se para aksidentit, i dyshuari ishte duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër, që ishte në kërkim policor.

    Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren me datën 06.02.2024 gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime i ndodhur 05.02.2024 rreth orës 20:40 në lagjen ‘’Dardania’’ në Prizren, përmes rrugëve operacinale ka gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër i cili është në kërkim policor.”

    I dyshuari, E.K, 20 vjecar ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale ‘’Aksident trafiku me lëndime’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark