Shoferët e cilave markave të veturave shajnë më së shumti në komunikacion - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shoferët e cilave markave të veturave shajnë më së shumti në komunikacion

    Insajderi
    07 February 2024 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A e dini se cilat vetura i drejtojnë shoferët që shajnë më së shumti në trafik?

    Portal Casino Online anketoi 2000 shoferë në Britaninë e Madhe për të parë se cila marka të veturave i drejtojnë ata që janë më nervozët në rrugë.

    “Dikur mendonim se drejtuesit e Skodas ishin të qetë dhe të butë, por rezultatet e këtij studimi tregojnë të kundërtën”, tha Peter Yates, i cili mori pjesë në studim.

    Sondazhi tregoi se drejtuesit e Skodas shajnë më së shumti në trafik – për çdo 104 fjalë, një fjalë sharje, shkruan thesun.

    Pikërisht pas tyre janë ata që drejtojnë Range Rovers – ata thonë një fjalë sharje për çdo 106 fjalë.

    Më pas është BMW (109 fjalë sharje), e ndjekur nga Ford (111), dhe shumë prapa në vendin e 12-të dhe të fundit janë shoferët e Teslas, që shajnë një herë në 145 fjalë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark